KreuStil Jetese

Para pushimeve, ndaloni në RING dhe përfitoni nga Uljet e Fundit -70%

Gjatë muajit Gusht Uljet në dyqanet e RING do të arrijnë nivelin maksimal, deri në 70%. Ky është momenti më i mirë për të bërë blerje të zgjuara dhe me kursime, sidomos për ata që do të nisen me pushime. Në RING do të gjeni gjithçka ju duhet për çantën tuaj të plazhit, si: veshje, rroba banjo, pershqir, sandale, kapele, aksesorë etj.

Vera nuk mund të konceptohet pa produktet e kujdesit personal dhe për këtë t’ju vijnë në ndihmë dyqanet: Fresh Line, Rossman & Lala, Beauty Point në RING etj.

Lindex, Piazza Italia dhe Primadonna Collection janë marka eksluzive në RING, të cilat ofrojnë produkte për të gjithë familjen, për të rritur dhe fëmijë. Kombinimet e ngjyrave dhe modeleve të koleksioneve të verës në këto dyqane, do ju bëjnë të ndiheni unik dhe plot stil këtë sezon.

Prej datës 1 Gusht këto dyqane dhe jo vetëm, do të ofrojnë Ulje maksimale me çmime super ekonomike. Në këtë periudhë të vitit, Piazza Italia në të gjithë rrjetin e dyqaneve të saj në botë, ofron gjithçka me fasha minimale çmimesh 390, 790 dhe 1290 Lekë; çmime që do ti gjeni edhe në Piazza Italia RING.

Lindex do të ofrojë Ulje deri në 70% si në kategorinë e femrave edhe të fëmijëve. Cilësia dhe standardi skandinav që ofron marka Lindex, e bëjnë atë të pakrahasueshme në treg.

Një shëtitje mbrëmjeve buzë detit apo në club-et e natës, nuk mund të konceptohet pa një outfit të plotësuar me aksesorët veror. Dyqanet MOA, Verde Watche, Preciosa dhe Premium Watches në RING ofrojnë një gamë të gjerë produktesh me ulje si: bizhuteri, ora, aksesorë plazhi, çanta, sandale etj.

Edhe në dyqanin Tezenis tashmë do të gjeni gjithçka deri në 70% Ulje; ku ka më mirë se të kursesh në produktet më të domosdoshme të plazhit; rroba banjo, peshqir, shapka etj.

Gjithshtu Ulje maksimale do të arrijnë edhe dyqanet U.S Polo, Adidas, Intersport, Macron, Bufalo, Pierre Cardin etj. Kjo është e mira e programimit të pushimeve në GUSHT, sepse mund të marrësh gjithçka deri në 70% më lirë.

Pozicionimi i RING në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, parkimi falas dhe larmishmëria e shërbimeve që të ofron RING, i bëjnë shumë komode blerjet tuaja; prandaj përpara se të niseni me pushime, bëni një ndalesë në RING dhe merrni gjithçka ju nevojitet për vete dhe për familjen tuaj.

RING ofron mbi 60 dyqane të markave të njohura ndërkobëtare për të gjithë familjen dhe ambjente të dedikuara argëtimi.

Në katin e katërt të RING gjendet këndi më i madh i argëtimit për fëmijë, RINGLAND. Me një kapacitet maksimal mbi 1000 persona, aty do të gjeni lodra bashkëkohore dhe fëmijët tuaj do të jenë në kujdesin personal të babysitter-ave, ndërkohë që ju jeni duke bërë shopping.

Pista e patinazhit është një tjetër atraksion gjatë këtyre ditëve të nxehta vere në Tiranë. E shrirë në një hapësirë të dedikuar dhe nën kujdesin e instrukturorëve profesionist, edhe ju që nuk e keni provuar akoma këtë experiencë, mund ta merrni guximin.

Fit Express është e vetmja palestër franchise në Shqipëri, pjesë e rrjetit të famshëm Fit Express në Itali, ku mund të gjeni pajisjet më të fundit Techogym dhe një shërbim super cilësor; 7 ditë te javës, në 24 orë.

Për t‘a përmbyllur turin tonë në RING, nuk mund të lëmë pa përmendur edhe bar kafenetë dhe Food Zone me ambjentet atraktive dhe shërbimin cilësor.

E çfarë mund të kërkoni tjetër… Ulje deri në 70% n të gjitha dyqanet, larmishmëri zgjedhjesh, argëtim dhe komoditet që i gjeni nën një çati, në qendrën tregtare më të dashur në Tiranë, Tirana RING Center.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF