KreuStil Jetese

Eliza Dushku bëhet nënë, zbulohet emri i veçantë i djalit

Eliza Dushku është bëbë nënë për herë të parë. Aktorja dhe bashkëshorti i saj Peter Palandjian kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre, që kanë vendosur ta quajnë Bourne.

 

 

Our BABY = #Bourne ✨ Can you feel the love, Philip “Bourne” !? ??? So ? for all this love ♥️

A post shared by Official Eliza Dushku (@elizadushku) on

“Djali ynë Bourne…A mund ta ndjesh dashurinë Philip Bourne? Faleminderit për gjithë dashurinë”, shkruan Dushku krahas fotos ku shihet bashkëhsorti i saj teksa mban në krah vogëlushin e porsalindur.

Fotoja që ka rrëmbyer mijëra pëlqime e komente është komentuar edhe nga partneri i aktores shqiptare i cili zgjedh fjalët më të ëmbla për t’i shprehur asaj mirënjohjen e dashurinë.

“Nënë dhe bashkëshorte, perëndeshë dhe gjithmonë shoqja ime më e mirë. Faleminderit dashuria ime për djalin tonë të bukur Bourne!”. shkruan 55-vjeçari.

Eliza dhe Peter u martuar në privatësi të plotë në gusht të 2018-ës dhe nëse për shqiptare vogëlushi i sapolindur është fëmija i parë, kujtojmë se biznesmeni ka edhe 4 fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme. Peter Palandijan është president i “Intercontinental Real Estate Corporation” me qendër në Boston.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF