KreuStil Jetese

Parashikimi i Horoskopit, datë 02 gusht 2019

Parashikimi i Horoskopit, datë 02 gusht 2019

Dashi

Do ndodhin goxha mosmarrëveshje sot në jetën tuaj në çift dhe atmosfera do jetë e trazuar. Tregohuni pak më të vëmendshëm dhe mos neglizhoni asnjë detaj. Klima në planin financiar do jetë e paqëndrueshme.

Demi

Ditë mjaft e këndshme dhe emocionuese kjo e sotmja për çiftet. Dozat e pasionit do të shtohen dhe në darkë do kaloni momente të mrekullueshme e të papërshkrueshme. Për sa i përket planit financiar duhet më tepër maturi.

Binjaket

Në jetën tuaj në çift nuk do ndikojë asnjë planet dhe marrëdhënia juaj me partnerin do jetë më e ngrohtë. Do flisni pa dorashka për gjithçka që iu shqetëson. Gabimi më i vogël në planin financiar mund t’iu kushtojë shtrenjtë.

Gaforrja

Mërkuri do e bëjë edhe më të bukur gjatë kësaj ditë jetën tuaj në çift. Së bashku me partnerin do merrni edhe vendime të rëndësishme për të ardhmen. Në planin financiar do keni më shumë probleme sesa ju mendonit.

Luani

Gjatë kësaj dite do keni një jetë sentimentale më të qëndrueshme dhe më të sigurt. Disa persona që hiqen sikur janë miqtë tuaj do jenë xhelozë por nuk do arrijnë t’iu prishin punë. Në planin financiar dikush do iu mbështesë shumë që ta përmirësoni buxhetin.

Virgjëresha

Ndikimi i Jupiterit në planin sentimental të çifteve do jetë mjaft i favorshëm. Nëse keni disa kohë që jeni fejuar apo martuar do mendoni për një fëmijë. Financat nuk do jenë të shkëlqyera por gjithsesi do ketë përmirësime të vogla.

Peshorja

Jeta në çift do jetë e zjarrtë gjatë kësaj dite. Mos refuzoni të bëni lëshime dhe plotësojani partnerit dëshirat. Në planin financiar ka rrezik të filloni një aventure që do iu sjellë pasoja katastrofike.

Akrepi

Dita e sotme do jetë mjaft e tensionuar gjatë kësaj dite. Do keni debate të mëdha me partnerin dhe kjo do iu stresojë goxha. Në planin financiar sado që të mundoheni nuk do arrini ta stabilizoni situatën.

Shigjetari

Situata në çift do jetë më e mirë se kohët e fundit. Do bashkëpunoni dhe do flisni më shumë me partnerin tuaj. Në këtë mënyrë do shmangni edhe debatet dhe mosmarrëveshjet. Me shpenzimet duhet të tregoheni më të kujdesshëm se kohët e fundit.

Bricjapi

Edhe pse një pjesë e planetëve do kujdesen që jeta juaj në çift të shkojë mirë, duhet të bëni kujdes nga Plutoni i cili mund të sjellë herë pas here debate me partnerin. Financat do jenë të mira, megjithatë mirë është të mos e teproni me shpenzimet.

Ujori

Jeta në çift do jetë e qetë dhe pa asgjë të veçantë sot. Megjithatë ju do ia kaloni mirë dhe do i shprehni pa mbarim ndjenjat tuaja. Ditë mjaft pozitive kjo e sotmja për planin financiar. Do kryeni edhe transaksione të rëndësishme e që do ua përmirësojnë buxhetin.

Peshqit

Ju që jeni në një lidhje nuk duhet të ndërmerrni asnjë rrezik gjatë kësaj dite sepse nuk është momenti i duhur. Mundohuni me sa të keni mundësi të bëni lëshime e të toleroni. Shmangni shpenzimet e pamenduara nëse nuk doni që buxheti të tronditet.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF