KreuKuzhine

Peshk skumbri, me kunguj dhe nenexhik

Nga Fundim Gjepali

Kjo është një pjatë e thjeshtë, por  me shumë shije. Realizohet lehtë edhe në kushtet e shtëpisë. Përbërësit i gjejmë pa shumë mundim. Kërkon pak përkushtim dhe shumë dashuri në momentin që e përgatisim. Gjithkush që po më lexon në këto momente mund të mendojë të përgatisë një pjatë të tillë në shtëpinë  e tij.

Si fillim po ju tregoj përbërësit që na duhen për 4 persona:

Përgatitja:

Presim kungujt në feta, më pas i kriposim dhe i vendosim për të kulluar. Vendosim në zjarr një tigan anti-aderent dhe fillojmë duke pjekur kungujt. Pasi i kemi thekërruar në të dyja anët i vendosim në një tas.Marrim një blender dhe brenda vendosim hudhrën,vajin, uthullën dhe nenexhikun. I lëmë që të përzihen mirë, dhe më pas e hedhim të gjithën tek kungujt. Më pas i përziejmë mirë. Kur kungujt të jenë marinuar marrim gjysmën dhe e kalojmë në blender duke krijuar një krem.

Përgatitja e skumbrisë:

Marrim filetot e peshkut, i kriposim dhe më pas i kalojmë në tigan deri sa të jetë i thekërruar mirë. Me pas vendosim kungujt e marinuar në qendër të pjatës, peshkun sipër dhe anash si në foto vendosim kremin e kungujve.

Dhe në fund sipër peshkun e pjekur e lyejmë me pak mjaltë pikant.

Kjo është pjata jonë për sot. Uroj që tani të jeni gati që ta përgatisni vetë. Nxitoni, jam i bindur që do e shijoni në maksimum!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF