8 kremrat më të mirë kundër diellit!

365 ditë me krem me vete!

 

Mbrojtja e lëkurës nga dielli është një hap që nuk duhet të harrohet kurrë, një rutinë e përditshme e bukurisë, veçanërisht kur vjen vera, ndaj po ju sugjerojmë disa kremra me faktor të lartë. Mbrojtja e lëkurës me anë të kremit, nuk lejon që rrezet ultravjollcë të depërtojnë dhe shkaktojnë djegie të epidermës, por kështu edhe shmangim plakjen e parakohshme. Ne sugjerojmë të paktën çdo ditë krem në fytyrë, por për pjesën tjetër të plazhit, ja disa sugjerime të cilat duhet t’i keni gjithnjë me vete.

Caudalie është e pasuruar nga kompleksi antioksidues që kombinon 3 përbërës aktivë të fuqishëm si polifenolet, bredhi i kuq dhe vitamina E.

Vichy garanton një verë të qetë falë SPF-së dhe niveleve adekuate UVA-PF të cilat sigurojnë mbrojtje gjatë ekspozimeve të gjata.

Pupa ofron një krem multi-funksional për trupin, fytyrën, buzët, flokët dhe kokën, me SPF30 e cila ju mbron nga koka tek këmbët me një produkt të vetëm.

Rilastil me SPF 50+ mbron në mënyrë të përkryer, ngadalëson plakjen e lëkurës, ruan elasticitetin dhe e bën të ndritshme.

Lierac ka projektuar për fytyrën një qumësht mbrojtës jo yndyror, kombinuar me krem BB dhe SPF30 për një ngjyrë të bukur dhe të shëndetshme.

SunISDIN është një kombinim i antioksidantëve, karotenoideve dhe vitaminës D, që kontribuojnë në sistemin imunitar dhe kundër radikalëve të lira.

Heliocare 360 ° sjell zgjidhje të reja me anë të llakut i cili mbron lëkurën nga dielli, duke e ushqyer me minerale dhe duke e mbrojtur maksimalsht.

Barièsun parandalon dehidrimin e lëkurës dhe lufton radikalet e lira, por edhe sublimon përsosjen e ngjyrës së lëkurës falë bazës me ujra termale.

 

Previous ArticleNext Article