KreuFashion

Njihuni me të rejat më të fundit në estetikë!

Produket kozmetike kanë trendet dhe sezonet e tyre; e si  në çdo fushë tjetër edhe në produktet e  bukurisë ka ‘lajme të reja’…Më poshtë ju sjellim disa sugjerime për produktet që duhet të keni me vete në çantën tuaj të kozmetikës.

Oh, Po!

Aromë lulesh për Verë? Sa origjinale! Këtë ide e mbështesin edhe dy parfumet e reja: Miu Miu krijoi një parfum me bazë drurin e kedrit, ndërsa Bond no.9, zgjodhi efektin djegës të sandalit, për ta bërë këtë sezon edhe më të freskët.

Fondatinta balsam

Pas keni provuar të gjitha forat e fondatintave, është momenti të provoni atë në formë balasami, e cila është edhe risia e sugjeruar nga Giorgio Armani duke sjellë një prekje akoma më të butë dhe më sensuale për lëkurën tonë.

Magjia e sferave

Linja e re e pastrimit të fyturës NuFace ka aftësi të mira për ta bërë lëkurën tonë të duket sa më e butë dhe e pastër, duke e masazhuar atë me anë të dy sferave shumë të vogla, qoftë për rrudhat e ballit deri tek sytë apo poshtë gojës. Rezultati mahnitës, në vetëm 3 minuta.

Maskë akulli

Një maskë transformuese me bazë vitaminën C, e cila ç’tendos lëkurën e stresuar si dhe e hidraton atë thellë, ndërsa ka aftësi rigjeneruese, krijon efektin e akullit duke i dhuruar fytyrës një ndjesi lehtësuese në pak minuta.

Prekje e artë

Me bërthamat e pistilit të shafranit Yves Saint Laurent krijoi linjën e vet më luksoze e cila u quajt Or Rouge. Ajo ka në thelb përbërës të rrallë të përdorur ndër shekuj nga gratë e Marokut, i cili ka qenë vendi i preferuar i arratisjeve për stilistin francez Saint Laurent.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF