KreuStil Jetese

Ami poston një foto ‘hot’ me bikini, Ermali s’ja përton me komentin e tij

Ami është e rezervuar dhe e kujdesshme me postimet në rrjet, por duket se pushimet nuk mund t’i kaloi pa disa foto disi më ‘provokuese’. Këtë ka bërë edhe me foton e fundit që ka postuar në Instagram, ku shfaqet me një palë rrobabanjo të verdha buzë pishine, ma grim e me nje look natyral e tipik pushimesh.

Por nëse Ami ka ‘vjedhur’ qindra pëlqime e komplimente, komenti më i gaditur ka qenë ai i bashkëshortit të saj, komedianit Ermal Mamaqi.

Ermali ka zgjedhur ta komplimentojë mënë e dy fëmijëve të tij me një formë tjetër, aspak të drejtëpërdrejtë duke i shkruar:
“Ooo ti zonjë… avash içik me kto fotot… kemi dhe ne rrobabanjo po sbojmë kshu”, i shkruan ai, duke shkaktuar të qeshura te fansat.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF