KreuKuzhine

Dieta Keto recetë/ Vezë me karkaleca

Gatuani recetat e dietës Keto, një nga regjimet ushqimore më të suksesshme që na jep kaloritë e duhura për organizmin, duke humbur kilogramët e tepërt

 

Ketoza është gjendja e natyrshme e trupit, kur plotësisht ushqehet nga yndyra. Kjo gjendje eshte normale gjatë agjërimit ose kur jeni në dietë të rreptë ku eleminohen të gjithë karbohidratet. Një dietë e tillë ku karbohidratet mungojnë plotësisht, quhet dietë “ketogjenike”.

Dieta Ketogjenike ofron disa receta të cilat janë vërtet të shëndetshme dhe mund të gatuhen lehtësisht në shtëpi. Emri i kësaj diete vjen nga fjala “Keto” që do të thotë, e bën trupin tonë të prodhojë molekula të vogla që furnizojne të quajtura “ketone”. Kjo është një lëndë djegëse alternative për trupin, e përdorur kur mungon sheqeri në gjak. Ketonet prodhohen nëse hani shumë pak karbohidrate dhe konsumohen si lëndë djegëse. Bordo ju sjell disa receta më të cilat mund të ndërtoni dietën Ketogjinike, ku secila prej tyre ka gjithashtu edhe një kalorazh të caktuar, duke e ndihmuar organizmin të marrë atë që i duhet dhe duke e djegur atë në sasitë e nevojshme.

 

Vezë me karkaleca

163 kalori

Përbërësit: 4 vezë, 1 lugë tabasko, 60 ml majonezë, kripë, 8 karkaleca të zier, kopër e freskët

Përgatitja: Zjeni vezët për 10 minuta fort, në mënyrë që të ruajnë formën. Hiqini nga zjarri dhe lërini të ftohen për disa minuta. Me një thikë ndani vezët në mes pa prishur të verdhën dhe më pas vendosini në një pjatë.

Në një enë hidhni tabaskon, shtoni kripë dhe majonezë, përziejini derisa të krijohet një salcë homogjene. Salcën vendoseni sipër vezëve duke shtuar edhe nga një karkalec të zier ose të pjekur si dhe dekorojini me kopër të freskët.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF