Nga epoka primitive deri tek orët inteligjente, si ka evoluar kohëmatësi i njerëzimit!

Historia e orës shënon fazat e udhëtimit të njeriut në marrëdhënien e tij me kohën, minutat, orët, muajt dhe vitet, e thënë me pak fjalë me jetën. Ndaj edhe kur imagjinon historinë e orës dhe matjes së kohës, lidhja e saj me njeriut nis që në periudhën primitive.

Epoka primitive llogarriste kohën duke ju referuar ciklit të hënës e cila kthehet në të njëjtin pozicion çdo 28 ditë.

Plot 3.000 vjet para Krishtit, ishin priftërinjtë babilonas ata që e ndanë ditën në 24 orë, ndërsa egjiptianët ishin ata që përdorën të parët orën diellore, me anë të një shufre e cila në një vend dhe tregonte gradualisht kalimin e orëve duke u prejektuar mbi hijen e shkopit.

Por ishin arabët, ata të cilët në kuptimin e plotë tekniko-matematikor përsosën orën me një sistem peshash dhe kundërpeshash, falë shpikjes së kalifit Harum al Rachid. Orët e vërteta mekanike të pajisura me sistem peshash dhe kundërpeshash, të lidhura me këmbanat, hapën epokën e orëve të monumenteve që nga shekulli i 14-të e tutje do t’i stolisnin kishat mbi të gjitha.

Ato varehin në qostrek në xhepin e majtë të xhaketës dhe fillimisht ishin aksesor vetëm për burrat, derisa u përquan edhe nga gratë. Ishte shekulli i 17-të kur u shfaqën orat e para të dorës krijim i matematikanit holandez Christiaan Huygens. Ai shpiku orën me kurdisje e cila funksiononte në bazë të karikimit që i bëhej sistemit për 24 orë duke e vënë në punë mekanizmin. Por, prodhimi industrial i tyre filloi në shekullin e 18-të në Evropë, saktësisht në Gjermani, e më pas u shtri në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni. Revolucioni arriti kulmin nga Patek Philippe, i cili krijoi orën e parë të dorës, fillimisht për gratë në 1868, një model i krijuar për konteshën hungareze Koscoëicz.

Ndërsa ora e parë e dorës për burra u quajt Santos dhe u krijua nga Luis Cartier në vitin 1904, i cili ia dedikoi mikut të tij Santos Dumont, një pilot avioni. Ora mekanike u ndoq nga ato elektrike, duke përfshirë kuarcin, e cila u shpik në SHBA në 1928 nga Wesley Horton. Modelet e para ishin shumë të rënda, derisa u përsosën në vitin 1960.

Ora e parë e dorës dixhitale daton në 1971, kur u krijua modeli i parë me bateri nga Seiko. Edhe pse nuk ishte pararojë e shpikjeve, orët automatike të Rolex konsiderohen ikona duke fituar famë në tregun botëror. Sot markat më të mira konsiderohen ato zviceriane, madje shumë prej tyre nga gjithë Evropa u zhvendosën në Zvicër, duke e kthyer këtë vend në Mekën e aksesorit më luksoz.

Në ditët e sotme orët kanë evoluar duke u shfaqur së fundmi me teknilogjinë android dhe iOS, sisteme inteligjente të cilat përfshijnë në një objekt të vetëm jo vetëm matjen e kohës, por edhe shërbime të tjera, pedometër, foto, video si dhe kryejnë telefonata.

Previous ArticleNext Article