KreuStil Jetese

Një jaht superluksoz për ditëlindje! Kylie Jenner mbush 22 vjeç

Kylie Jenner do të festojë ditëlindjen më 10 gusht, por ama 21-vjeçarja ka nisur përgatitjet për festën e madhe që duket se do të zgjasë disa ditë.

Nuk ka sesi një festë e tillë të kalojë pa zhurmë e vëmendje e ndaj ylli i familjes Kardashian-Jenner do të organizojë një party për t’u mbajtur mend gjatë.

Një jaht i tërë, super luksoz me një çmim marramendës që vetëm një miliardere si ajo mund ta përballojë do të jetë në dispozicion të ditëlindjes së 22-të të Kylie-t. Sipas burimeve për TMZ, jahti quhet “Tranquility” dhe kushton 250 milionë dollar, ndërsa qiraja për një javë është 1.2 milion dollarë.

Jahti gjigant me madhësinë e një fushë futbolli, është i përshtatshëm për 22 persona dhe ka një staf prej 29 personash në shërbim. Me 10 dhoma, një pistë helikopteri, sauna, një sallon bukurie, kinema, pishinë, xhakuzi dhe një dhomë avulli, palestër, janë shërbimet për miqtë e përzgjedhur të festës së çmendur që do të jetë kryefjalë e mediave rozë në ditët në vijim.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF