Parashikimi i horoskopit, datë 5 gusht 2019

DASHI
Është një moment i mirë për sa i përket sektorit profesional: humori
do të jetë i mirë, ambienti në të cilin punoni i këndshëm. Do të
ndiheni të dobishëm, si dhe do të keni përshtypjen se po bëni diçka
konstruktive.
DEMI
Jo gjithmonë është me vend të shprehësh opinionet. Duke parë
pozicionin aspak të mirë të disa planetëve, do të ishte mirë për ju të
mos shprehni plotësisht disa gjykime. Në dashuri mundohuni t’i
kushtoni më shumë kohë njeriut të zemrës.
BINJAKËT
Gjatë kësaj periudhe po u nënshtroheni ritmeve të ngarkuara në punë,
por rezultatet do të kompensojnë sforcimet e bëra. Nuk i keni ende
idetë shumë të qarta se si duhet të veproni në një histori të re
dashurie: sa për të filluar, mundohuni të lini mënjanë xhelozinë.
GAFORRJA
Konfigurimet planetare në qiellin tuaj do të jenë të rëndësishme. Nëse
do të tregoheni të aftë, yjet do t’ju ndihmojnë të realizoni ato
projekte që do t’i japin zhvillim të mëtejshëm ekonomisë suaj. Për sa
u përket ndjenjave, shumë nga ju do të ndihen të detyruar të
mbështesin çdo tekë të partnerit.
LUANI
Edhe pse Hëna do të jetë në kundërshtim me shenjën tuaj, do të jeni të
gatshëm të konfrontoheni me këdo nëse mendoni se keni të drejtë. Një
familjar do t’ju kujtojë sërish një gabim që keni bërë shumë kohë më
parë, por do t’i demonstroni me guxim se tashmë keni nxjerrë një mësim
të vlefshëm nga ai gabim.
VIRGJËRESHA
Yjet sot ju dhurojnë pasion dhe do të zvogëlojnë problemet tuaja:
hiqni çdo pasiguri që keni në vetvete dhe mundohuni të argëtoheni në
kohën e lirë. Me personat që ju rrethojnë, sidomos me familjarët më të
moshuar, do të tregoheni të duruar dhe të gatshëm për t’i ndihmuar.
PESHORJA
Gjatë kësaj periudhe nuk do të mungojnë përfitime ekstra. Në fakt
paratë do të hyjnë lehtësisht në xhepat tuaj dhe po me të njëjtën
lehtësi do të dalin, për shkak të shpenzimeve të shumta që keni për të
bërë, qofshin këto personale apo për shtëpinë.
AKREPI
Efektet e dobishme që sjell Hëna në shenjën tuaj bëjnë që për herë të
parë të keni më shumë besim në vetvete dhe në aftësitë tuaja, duke i
dhënë një drejtim pozitiv e konstruktiv çdo situate. Ditë pozitive
edhe për sa i përket mirëqenies fizike.
SHIGJETARI

Sot, në fakt, të gjithë do të pretendojnë diçka nga ju dhe ndonjëherë
do të ndiheni nën presion. Por nuk duhet të harroni se jeni ju që i
keni mësuar kështu, jeni gjithmonë bujar dhe të tjerët përfitojnë nga
kjo. Reagoni duke u kujdesur më shumë për veten e interesat tuaja.
BRICJAPI
Do të jeni të kënaqur nga rezultatet e arritura deri tani në sektorin
profesional: aftësitë tuaja do të vlerësohen nga kolegë e superiorë që
deri dje nuk e kishin bërë këtë gjë. Gjithsesi duhet të bëni kujdes,
mos bashkoni punën me miqësinë.
UJORI
Sinjale kontradiktore do të vijnë sot nga yjet. Në punë tregohuni më
të qetë e mos u shfaqni nervoz me bashkëpunëtorët tuaj, sepse
përndryshe do të vini në rrezik zhvillimin e projekteve, mbi të cilat
keni kohë që punoni. Për sa u përket ndjenjave, sot do të mendoni
shumë mbi një lidhje që kohët e fundit nuk ju dhuron më emocione.
PESHQIT
Kalimi i Hënës te shenja e Akrepit do t’u hapë rrugën programeve e
takimeve të reja. Do të keni mundësi të përfundoni një punë të
rëndësishme, por edhe të argëtoheni e të kaloni një mbrëmje të
këndshme në shoqërinë e miqve tuaj më të mirë.

Previous ArticleNext Article