KreuStil Jetese

Kajan 10 muajsh! Ja urimet e babi Erionit dhe mami Ajolës me foto të papublikuara të vogëlushit

Kajan, djali i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe juristes Ajola Xoxa feston sot 10 muaj që ka ardhur në jetë. Dy prindërit e vogëlushit kanë ndarë urimet dhe momente të veçanta e të papublikuara më parë në rrjetet sociale si për të kujtuar datën 6.

“U rritëm neve”, shkruan Veliaj në një foto ku shihet duke ushqyer të birin, që qëndron i ulur në karrigen e tij të ushqimit.

Ajola ndërkaq, që provoi për herë të parë ndjenjën e mëmësisë me djalin Kajan zgjodhi një foto tjetër për t’i uruar 10 mujorin vogëlushit. Me të birin në krah, përballë një peisazhi mbresëlënës buzë detit, mami Ajola shkruan:

“10 muaj me këtë dritë të vockël por që ndriçon gjithë botën time”, duke marrë mijëra pëlqime e shumë komente urimi nga miqtë e saj.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF