KreuStil Jetese

Kelvi Kadilli i mori emisionin, Dajana Shabani reagon pas fotos me pronarin e TV!

Kelvi Kadilli konfirmoi dje zyrtarisht largimin nga Top Channel duke zbuluar se në sezonin e ri televiziv do ta shohim në ekranin e Ora News. Në një foto të publikuar me drejtuesin e kësaj mediaje, Ylli Ndroqi dhe prezantueses Arjola Shehu, Kadilli dhe kjo e fundit zbuluan kështu se do të jenë në emisionin e mëngjesit në Ora News, siç edhe ishte aluduar më herët në media.

“Jam i lumtur t’ju informoj nga burime të sigurta se do të shihemi në shtator tek ‘Ora News Mëngjeset do të jenë ndryshe me mua dhe Arjola Shehun’- shkruan Kelvi Kadilli në postimin në Instagram.

Por ajo që ka çuditur jo pak me reagimin e saj ka qenë ish-prezantuesja e emisionit të mëngjesit prej disa vitesh në Ora News, Dajana Shabani. Kjo e fundit ka komentuar pak minuta më vonë në foton e preznatuesit ‘që i mori’ emisionin duke shkruar:

“Kush të rekrutoi ty… Suksese gaforrja e gjimnazit na ndero emisionin”, ka thënë ajo duke zbuluar se Kejvi dhe Dajana paskan njohje të vjetra që nga koha e gjimnazit.

E sa i përket vetë asaj, Dajana e pyetur nga një ndjekës se ku do ta shohim në sezonin e ardhshëm është përgjigjur shkurtimisht “Surprizë”, duke nënkuptuar se ajo do të rikthehet në televizion por që për momentin nuk dëshiron të zbulojë më shumë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF