FOTO PAPARAZZI/ Shtatzënë për herë të dytë, ministrja Olta Xhaçka fotografohet në Jalë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka nisur pushimet e verës së bashku me familjen e saj në plazhin e Jalës.

Në muajt e fundit të pritjes së ëmbël për t’u bërë sërish nënë, Xhaçka është fotografuar nga paparazzi me barkun e rrumbullakosur në shoqërinë e të bijës Hana.. E veshur me një palë rrobabanjo trupore ngjyrë blu, ministrja sipas burimeve ka qenë gjatë gjithë kohës e shoqëruar nga dy prej bodigardëve të saj.

Ministrja Olta Xhaçka është e martuar me deputetin e Partisë Socialiste, Artan Gaçi, me të cilin lidhi kurorë në 2014-ën, me një ceremoni në Kalanë e Petrelës. Ajo solli në jetë vajzën e saj të parë në 14 shkurt të 2016-ës, ndërsa mësohet se ëhstë sërish në pritje të një vajze.

Previous ArticleNext Article