KreuCelebrity

Ana e errët e modës: 5 personazhe që kanë zgjedhur vetëvrasjen

Përtej shkëlqimit dhe bukurisë, industria e modës shpesh fsheh një anë të errët dhe të dhimbshme të saj. Këtë e dëshmojnë personazhe të njohur në fushën e modelingut dhe fashion design, të cilët kanë vendosur t’i japin fund dhimbjeve, që shpesh herë vijnë nga problemet me depresionin.

1. Alexander McQueen – 11 Shkurt 2010. Fashion dizajneri britanik 40 vjeçar, është gjetur i asfiksuar brenda garderobës së tij si pasojë e varjes. McQueen ka veshur shumë artistë të njohur si Nicole Kidman, Sarah Jessica Parker, Sandra Bullock etj.

2. Gia Allemand – 14 gusht 2013. Aktore dhe modele amerikane e njohur edhe për pjesëmarrjen e saj në disa reality show. Allemand i ka dhënë fund jetës në moshën 29-vjeçare, duke u vetëvarur, pasi dyshonte se i dashuri i saj e kishte tradhtuar.

 

3. Charlotte Dawson– 22 shkurt 2014. Ish-modele nga Zelanda e Re, dhe personazh i njohur televiziv, 47-vjeçarja Dawson u gjet e varur në shtëpinë e saj në Sidney. Dawson kishte tentuar të vetëvritej edhe dy vite më parë, prej vitesh luftonte me depresionin.

4. L’Wren Scott – 14 mars 2014. Fashion designer dhe stiliste e njohur amerikane. Pas një periudhe të gjatë depresioni, Scott u gjet e varur në apartamentin e saj, në moshën 49-vjeçare. L’Wren Scott është e njohur për bashkëpunimet me artistë si Madonna dhe Julia Roberts .

5. Kate Spade – 5 qershor 2018. Spade është ndër tragjeditë më të fundit në fushën e modës. Fashion designer e njohur për stilimin plot ngjyra të aksesorëve dhe çantave për femra, Kate Spade, 55 vjeç, është gjetur e varur me një shall në apartamentin e saj në Manhattan.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF