Parashikimi i horoskopit, datë 9 gusht 2019

Dashi
Saturni do favorizojë qëndrueshmërinë në çift gjatë kësaj dite. Do ndiheni më të sigurt pranë partnerit tuaj dhe do ia kaloni më së miri. Edhe pse nuk doni të merreni me menaxhimin e financave, duhet ta bëni sot që mos keni probleme.

Demi
Hëna do e ndërlikojë sot jetën tuaj në çift. Nëse tregoheni posesive dhe aspak të matur mund të keni mosmarrëveshje të mëdha. Në planin financiar mos luani me zjarrin sepse do digjeni. Nuk është momenti i duhur për të kryer transaksione apo për të investuar.

Binjaket
Një atmosferë e ngrohtë dhe plot bashkëpunim do mbizotërojë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do keni shumë imagjinate dhe do përjetoni emocione të mëdha. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri.

Gaforrja
Në planin sentimental gjërat nuk do shkojnë dhe aq mirë. Do keni ndryshime të shpeshta të humorit dhe kjo do sjellë debate. Konfigurimi i yjeve në planin financiar do jetë i mirë. Mund të kryeni edhe ndonjë investim më tepër.

Luani
Urani do ndikojë negativisht në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Mund të kaloni edhe një krizë në lidhjen tuaj. Ditë mjaft e mirë për të rikuperuar paratë e shpenzuara kot. Bëni edhe një riorganizim të buxhetit.

Virgjëresha
Një klimë bashkëpunimi do mbizotërojë sot në jetën tuaj në çift. Do i shtoni edhe dozat e fantazisë, për këtë arsye do kaloni momente të këndshme me partnerin. Situata financiare do jetë pak e turbullt.

Peshorja
Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite. Përfitoni sa më shumë të mundni dhe do e shihni që emocionet do jetë të papërshkrueshme. Në planin financiar do jetë ditë e favorshme për të bërë një riorganizim të buxhetit.

Akrepi
Ditë e mërzitshme kjo e sotmja për jetën në çift. Herë pas here mund të debatoni me atë që keni në krah dhe kjo nuk do iu bëjë të ndiheni mirë. Financat nuk do jenë në gjendjen e tyre më të mirë, por as katastrofike nuk do jenë.

Shigjetari
Dashuria nuk do shkojë aq mirë sa ju mendonit sot. Pozicionimi jo i mirë i Jupiterit do sjellë disa mosmarrëveshje me partnerin. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak. Do keni mundësi t’i blini edhe ato që keni menduar.

Bricjapi
Në jetën në çift më shumë se çdo herë tjetër duhet të tregoheni të matur me ato që do thoni. Nga ana tjetër mos e humbisni për asnjë moment as dialogun. Financat do jenë të paqëndrueshme kështu që do bënit mirë të pakësonit shpenzimet e tejskajshme.

Ujori
Do keni disa kontradikta me partnerin gjatë kësaj dite. Kujdes mos prekni tema shumë delikate të cilat mund t’iu çojnë edhe deri në ndarje. Menaxhojini më mirë financat sot nëse nuk doni që ekuilibri financiar të tronditet.

Peshqit
Jeta në çift do ketë prioritet sot. Do afroheni edhe më tepër me partnerin dhe ka mundësi të bëni disa plane të rëndësishme për të ardhmen. Në planin financiar mos rrezikoni shumë sepse buxheti do jetë i paqëndrueshëm.

Previous ArticleNext Article