KreuStil Jetese

Parashikimi i horoskopit, datë 10 gusht 2019

Parashikimi i horoskopit, datë 10 gusht 2019

DASHI

Vlerësoni mirë ata që keni afër, përpara se të krijoni përshtypje dhe gjykime jo të drejta. Përpara se ti besoni dikujt sqaroni brenda vetes suaj se çfarë dëshironi.

DEMI

Dita e sotme për ju pritet të jetë paksa zhgënjyese. Mos e provokoni partnerin, sepse do të shkatërroni gjithçka. Nëse keni dyshime mbi disa gjëra është mirë t’i sqaroni sa më shpejt.
BINJAKET

Nëse një person ju intereson vërtet, lëreni mënjanë krenarinë dhe pretendimet. Gjithçka që do të bëni sot në lidhje me dashurinë vlen edhe në fushën profesionale, prandaj mos ndaloni.
GAFORRJA

Do të keni mundësinë të vazhdoni më tej duke vendosur detaje të qarta e praktike në punën tuaj apo në ndonjë bashkëpunim. Do të jeni dinamikë gjatë gjithë kohës duke mos e pasur të vështirë të thyeni akullin në disa momente.
LUANI

Situata juaj familjare po kalon momente delikate, reagoni me takt pa kokëçarje, nuk është kurrë e lehtë të ndash çatinë me persona të tjerë e të evitosh mosmarrëveshjet.

VIRGJËRESHA

Do të keni aftësi të mjaftueshme për t’ua imponuar të tjerëve idetë tuaja por për momentin duhet të ulni kokën për t’i realizuar. Duhet të tregoheni të përqendruar dhe të vendosur.

PESHORJA

Do të pretendoni për përgjigje të menjëhershme, edhe kur objektivisht të tjerët kanë nevojë për kohë që të organizohen. Mos u bëni prepotent në marrëdhënie me partnerin.

AKREPI

Mundohuni të distancoheni nga situata kur të kuptoni që emocionet nuk po mund t’i kontrolloni. Mundohuni të mos e konsideroni partnerin si pronën tuaj.

SHIGJETARI

Hëna në shenjë ju ndihmon që të rikuperoni qetësinë tuaj në të gjitha raportet tuaja. Festoni! Disa prej jush do të kenë një ditë shumë të mirë.

BRICJAPI

Komplimente! Do t’ia dilni të merrni stimuj duke dhënë më të mirën nga vetja juaj. Në qoftë se keni diçka për të sqaruar në familje, është momenti më i mirë për ta bërë këtë.

UJORI

Do të nervozoheni në qoftë se nuk do t’ju kuptojnë. Ndoshta e vërteta është që nuk dëshironi të pranoni propozimet që ju kanë bërë vazhdimisht, duke insistuar tek idetë tuaja.

PESHQIT

Do të ndjeheni optimistë duke qenë të gatshëm për të mbyllur kontrata pune afatgjatë. Ndonjë e papritur në jetën sentimentale, mund t’ju çojë në rrugë të reja.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF