KreuCelebrity

Martohet në shtator; Jonida Vokshi jep dorëheqjen nga Digitalb!

Ka qenë shtëpia e saj për 10 vitet e fundit, por prej shtatorit jo më.

Imazhi i platformës Digitalb, Jonida Vokshi nëpërmjet një postimi të gjatë në instagram ka lajmërguar largimin nga kjo platformë.


Planet afatgjata në sferën profesionale e asaj personale, duket se e kanë detyruar bukuroshen Vokshi të marrë vendimin e vështirë, për t’i thënë lamtumirë (të paktën për tani), shtëpisë Digitalb!


““Zgjodha këtë spot, spse nga më shumë se 60 që kam realizuar për Digitalb, ky është më i dashuri për mua.
Ndërsa, ky postim ndër më të vështirët dhe më të rëndësishmit që kam bërë për ju.
Projektet afatgjatë që kam përpara, në rrafshin profesional dhe personal kanë bërë që unë nga shtatorit e tutje të tërhiqem nga Digitalb – shtëpia ime për dhjetë vitet e fundit.
Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë për mua.
Nga zemra falenderoj secilin bashkëpunëtor në DGA për një rrugëtim të paharrueshëm të përbashkët dhjetëvjeçar. Të mbushur me vlera artistike, mbështetje profesionale dhe plot gjëra të tjera të bukura, sa edhe ky spot.
Mbase një ditë do të jemi bashkë sërish, por deri atëherë unë kam vendosur të vazhdoj me projekte të tjera të cilat shumë shpejt do t’i kuptoni.
Në fund, ju falenderoj juve që keni qenë me mua dhe më keni përkrahur dhe shkruar pa fund përgjatë këtij rrugëtimi. Ju faleminderit ndjekës e miq të mitë. Ju ftoj në rrugëtimin tim të ri duke ju premtuar gjëra edhe më të bukura,” s
hkruan Jonida.”; ka shkruar moderatorja në statusin e saj.


Kujtojmë që në shtator Jonida do të lidhë kurorë me partnerin e saj Besnik Krapi, ndaj nuk përjashtohet edhe mundësia që pas dasmës ajo të shpërngulet përfundimisht në Prishtinë, ku bashkëshorti i saj i ardhshëm ushtron profesionin e aktorit si dhe producentit të filmave.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF