Një xhiro brenda vilës në Dhërmi ku po pushon familja kryeministrore shqiptare!

Kryeministri Edi Rama ka lënë pas zhvillimet politike dhe zyrën kryeministrore, për t’ju dedikuar këto ditë gushti familjes së tij.


Familja kryeministrore është shpërngulur drejt Dhërmiut dhe janë akomoduar në vilën qeveritare, nga e cila ofrohet një pamje spektakolare e rivierës së Jon-it.


Portali lapsi.al ka publikuar disa foto nga ambientet e brendshme dhe të jashtme të vilës, ku po pushon këto ditë kryeministri Edi Rama, bashkëshortja Linda dhe 3 fëmijët.


Edi Rama e ka rinovuar banesën e pushimit, duke e arreduar sipas shijes së tij.

Previous ArticleNext Article