Glendi Tafaj zëvendëson Ilda Bejlerin në Digitalb!

 

Pas largimit të Ilda Bejlerit nga Digitalb, duket se emisioni “Zona Gol” që sezonin e kaluar është moderuar nga gazetarja seksi, tashmë do të ketë një tjetër “të zot shtëpie”.

Në fakt nuk bëhet fjalë për asnjë femër tjetër siç është aluduar këto ditë në mediat online, pasi Ilda do të zëvendësohet këtë sezon nga një mashkull. Bëhet fjalë për Glendi Tafaj, ish futbollist e aktualisht një ndër gazetarët më të njohur të sportit në vend.

Prej vitesh Tafaj ka qëndruar pas ekranit, në terren duke transmetuar për publikun të rejat më të fundit nga bota e futbollit, ndaj  drejtuesit e Supersport duket se kanë menduar se ishte koha që Glendi gjithë informacionin si futbollist dhe gazetar profesionist t’ja përçojë publikut nga studio e emisionit.

Figurat femërore në emisonet sportive janë padiskutim interesante, aq më tepër kur hijeshia e një gazetarje sportive kombinohet me informacionet që ajo ka, ama kur informacionet i jep një ish-futbollist, programi merr një tjetër dimension.

Pra për të gjithë dashamirësit e sportit, “Zona Gol” do të ketë kësaj here një moderator i cili e njeh futbollin në të gjitha dimensionet e tij…

Previous ArticleNext Article