Tashmë dy muajshe, Sidrit Bejleri publikon për herë të parë Ejnën!

Në qershor të këtij viti, këngëtari Sidrit Bejleri u bë baba për herë të tretë, ku familjes ju shtua një vogëlushe, e quajtur Ejna.


Tashmë dy muajshe, babi Sidriti ka zgjedhur një rast të veçantë për të prezantuar publikun me të voglën e familjes, ndaj ditën e djeshme me rastin e festës së Kurban Bajramit, familja Bejleri ka bërë një urim.


“Gëzuar Kurban Bajramin dhe Zoti ju bekoftë”; ka shkruar artisti nën foton me bashkëshorten dhe tre fëmijët, foto e cila rrëmbeu dhjetra komente komplimentuese për portretin e bukur familjar!


Krahas muzikës së fundmi Sidrit Bejleri ka marrë një nismë tejet humanitare teksa është bashkëpunëtor në programin “Shqiptarët për shqiptarët”.

Previous ArticleNext Article