Zemra e Ylli Limanit qenka ‘copë e çikë’; të gjitha baladat e këngëtarit janë përjetime personale

 

Këngëtarit Ylli Limani duket se baladat i rrinë më mirë se çfarëdo zhaner tjetër muzikor. Dhe arsyeja qenka shumë e thjeshtë; në pothuajse të gjitha këngët e tij me tekste dashurie të humbur, apo zemre të thyer, Ylli ka derdhur të gjitha përjetimet e tij personale.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për Klan Kosova, këngëtari 25 vjeçar ka rrëfyer se në baladat e tij ka shumë ndjesi që ai i ka përjetuar në jetën e tij.

“E kisha problem të adoptohesha në fillim sepse jam mësuar ta kem në kontroll këngën time. Por kur punon me këngë të porositur siç kam bërë unë me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun. Armendi dhe Aida janë njerëz jashtëzakonisht inteligjentë dhe unë ua kam rrëfyer hallet dhe problemet e dashurisë, ata kanë përbirë çdo fjalë dhe çdo fjalë është në tekst.”- është shprehur Ylli.

Ndonëse fare i ri në moshë duket se Ylli nuk i ka patur fort mirë punët me çështjet e zemrës, ndaj urojmë që sa më shpejt ai të gjejë dashurinë e vërtetë, atë që nuk të lëndon.

Previous ArticleNext Article