KreuFashion

6 sendet që nuk duhet të mungojnë në çantën tuaj të plazhit!

Rutina estetike e pushimeve, nuk është e njëjtë me atë që bëni kur jeni në shtëpi. Ndaj po ju sjellim disa sugjerime sesi të jeni në formë edhe kur jeni në plazh, ku disa produkte do ta ruajnë lëkurën tuaj nga dielli, apo flokët nuk do të dëmtohen nga kripa e detit apo klori i pishinës. Janë gjashtë produkte, të cilat duhet të merrni me vete në çantën tuaj.

Mbrojtës nga dielli

Mos u fokusoni tek pantallonat e shkurtra të notit, por tek kremi mbrojtës të cilit duhet ta merrni me vete. Soleil Toujours është me bazë organike dhe e mban lëkurën tuaj të butë dhe të shkëlqyeshme, duke ju mbrojtur nga rrezet ultra të kuqe

Kujdes fytyrën!

Mos mendoni vetëm për trupin, por edhe për fytyrën! Hampton Sun është një sprai i cili është krijuar për këtë qëllim. Kremi ka SPF 15 dhe përveçse ju mbron nga dielli, e ushqen lëkurën tuaj, duke shmangur dhe rrudhat e moshës.

Parfumi 

Nëse doni të lini një përshtypje të mirë parfumi Tam Dao Diptyque është aroma e duhur, e cila përshtatet me nuancat e sezonit të Verës, falë përbërësve të zgjedhur, si druri i kedrit, qelibari dhe palisandra braziliane.

Balsami i flokëve

Nuk është vetëm lëkura juaj që do të ndiejë efektet e ashpra të diellit: por edhe flokët. Kondicioneri Sachajuan do të ringjallë flokët e dëmtuar dhe të stresuar, kjo falë përbërësve me alga nga oqeani që kanë aftësi ripërtëritëse.

Pastruesi 

Koha që do të kaloni në diell shkakton jo vetëm djersitjen, por edhe papastërti të tjera, ndaj sapo të ktheheni në shtëpi, përdorni pastruesin SK-II i cili do të largojë butësisht papastërtitë, zbut lëkurën dhe balancon nivelet e sebumit.

Maska 

Lëkura juaj do të ketë nevojë për maska, pasi kripa, rëra apo klori dëmtojnë epidermën, ndaj ju sugjerojmë maskën Hydra-Therapy nga Erno Lazslo, e cila përmban leshterikë të pasur me omega, me efekt zbutës dhe hidratues.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF