KreuCelebrity

E trishtë; humb betejën me kancerin, ndahet nga jeta prezantuesja italiane!

Një lajm tejet i hidhur ka trishtuar botën e televizionit italian mëngjesin e kësaj të marte.

Nadia Toffa, prezantuesja e njohur italiane është ndarë nga jeta, pas një beteje gati dy vjeçare me sëmundjen e kancerit.
Ka qenë faqja zyrtare e emisionit të drejtuar prej saj “Le Iene”, i cili nëpërmjer një postimi në rrjetet sociale, konfirmoi ndarjen nga jeta të 40-vjeçares.


“Luftove me kokën lart, me buzëqeshje dhe dinjitet, duke treguar forcën tënde, deri në fund, deri sot”, thuhet në njoftimin e hidhur të mëngjesit të kësaj të marte.


Nadia Toffa mësoi se vuante nga kanceri dy vite më parë, pasi humbi ndjenjat teksa ndodhej në një hotel.


Ndërkohë që iu nënshtrohej kurave të rënda, ajo vijoi që të shfaqej edhe të televizion me emisionin që drejtonte.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF