“Gjejza” aplikacioni i krijuar nga 3 adoleshente shqiptare, në ndihmë të grave të dhunuara, garon në “People’s Choice Awards”!

 

Çdo ditë dëgjojmë lajme të dhunës ndaj grave, e fatkeqësisht shpesh këtyre grave u merret edhe jeta.

Një grup vajzash të reja, të apasionuara pas teknologjisë, kanë menduar t’u japin një shpresë grave të dhunuara në Shqipëri e Kosovë, duke krijuar një aplikacion të cilin e kanë quajtur “Gjejza” (Gjej zë).

Aplikacioni “Gjejza” garon këtë vit në “People’s Choice Aëards”, ndaj pasi të lexoni informacionin se çfarë përmban ky program, do t’ju luteshim t’i mbështesim të gjithë Arlën, Jonadën, Dean, në projektin e tyre tejet ambicioz e human, duke votuar në linkun e mëposhtëm:

https://technovationchallenge.org/world-pitch/peoples-choice-award/#vote

“Ky aplikacion është një risi është një hap i guximshëm në disa plane një ndër to sepse përfaqëson një ambicje shumë të madhe për t’i shërbyer një numri shumë të madh grash të cilat për fat të keq kanë rënë pre e dhunës, në çfarëdo forme qoftë ajo. Shumica e këtyre grave janë të kufizuara për të marrë informacion se si apo ku ato mund të kërkojnë ndihmë, e për këtë u vjen në ndihmë aplikacioni “Gjejza” për t’u aksesuar me informacione konfidenciale”.

Previous ArticleNext Article