KreuCelebrity

“Jam e lumtur që fëmijët e mi nuk do të jenë si unë”; Armina Mevlani flet për mëmësinë

Teksa ndodhej me pushime në Jug të vendit, blogerja Armina Mevlani ka qenë e ftuara e radhës në programin “Pushime on Top”.

Mevlani u tregua e gatshme të japë një intervistë të shkurtër përballë Ori Nebiaj, kur krahas projekteve, dasmës me të fejuarën Shkëlzenin, bukuroshja fashioniste ndali edhe tek dëshira për t’u bërë nënë, ndonëse sipas saj është ende shpejt.


E mendoj veten nënë. Unë jam e lumtur që Zeni ka dy fëmijë me të cilët unë shkoj shumë mirë dhe i dua jashtë mase. Jam gjithashtu e lumtur të dijë që fëmija im s’do të jetë si unë, por do të ketë shumë motra dhe vëllezër. Më pëlqen familja e madhe.Arsyeja e vetme pse s’kam bërë fëmijë është se s’jam ndjerë gati, por edhe Zeni s’më ka bërë presion dhe pse e dëshiron shumë.
Unë jam 28-vjeç dhe shoqet e mia kanë mentalitet tjetër. Nuk mendojnë se fëmijë duhet bërë tani me patjetër. Unë dua t’i dedikohem 100% fëmijës tim, jo të ma rrisin të tjerët. Gjithsesi, fëmija mund të vijë pas martese.”-
u shpreh Mevlani


Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha u fejuan tetorin e kaluar nëpërmjet një ceremonie private.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF