Ndryshe nga të gjithë ne, Sokol Balla e kaloi verën i veshur me xhup!

Pushimet e verës, të gjithë i lidhim me detin, diellin, temperaturat e larta, rrobat e banjos, ngjyrën e bronztë që merr lëkura…, në fakt jo të gjithë, pasi për gazetarin Sokol Balla nuk ka qenë aspak kështu, madje për Drejtorin e News 24 vera e këtij viti ka qenë krejt ndryshe nga e jona.


Nëse i hidhni një sy llogarisë së Sokol Ballës në instagram do të shihni që gazetari ka preferuar një tjetër lloj turizmi sezonin e verës, duke zgjedhur destinacionin e largët të Perusë.


Balla ka përjetuar emocionet e rralla që të ofron ngjitja e maleve mijëra kilometra mbi nivelin e detit. Një nga eksperiencat e rralla që pamë në instagramin e gazetarit të njohur, është ngjitja e Malit të Ylberit, që ndodhet në Vargamalet e Andeve në Peru.


Temperatura gjatë verës në shtetin e Amerikës Jugore janë të ulta, ndaj edhe fotot e kësaj vere për gazetarin Balla janë me veshje të trasha, xhupa, e kapuça, krejt ndryshe nga ç’ shohim nëpër instagram këto ditë me temperaturat përvëluese që kanë kapluar Europën e Shqipërinë.

Previous ArticleNext Article