KreuCelebrity

As me pushime nuk heqin dorë nga “Portokalli”; Salsano Rrapi dhe Gaz Paja improvizojnë skeç në breg të detit!

 

Turi i spektaklit të “Portokalli” nëpër qytetet e Shqipërisë ka përfunduar, e tashmë kasti i aktorëve janë të lirë të shijojnë pushimet në destinacionet që secili prej tyre ka zgjedhur.

Kuptueshëm në një spektakël që numëron 15 vite ‘jetë’, aktorët krahas kolegë janë kthyer edhe në miq shumë të mirë me njëri tjetrin, duke bërë edhe pushimet bashkë.

Salsano Rrapi e Gaz Paja e mesa duket kanë kaluar disa ditë pushime së bashku, pasi në një video të postuar nga moderatori i “Portokalli”, dyshja duket në bregdetin e Jon-it, teksa improvizojnë një skeç të shkurtër.

 

 

Improvizim detar…. @gazpaja @ledio_lako

A post shared by Salsano Rrapi (@salsanorrapi) on

Duket se aktorët nuk i kanë rezistuar tundimit për të sjellë pak “Portokalli” në bregdet, e me siguri pushuesit që kanë qenë aty pranë e kanë shijuar mini shfaqjen e aktorëve të humorit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF