KreuCelebrity

Mami Linda po i mëson Kaimanës 5 muajshe të këndojë dhe e vogla ja mban ison më së miri!

 

Me dy prindër artistë nuk është aspak çudi që vogëlushja e këngëtares Linda Halimi të ketë vesh muzikë që tani, ndonëse është vetëm 5 muajshe.

Mami Linda ka postuar një video në instagramin e së voglës (që sigurisht e menaxhojnë prindërit), teska i këndon së bijës Kaimana e për çudinë tonë, me gugatjet prej bebi duket se e vogla ja mban ‘ison’ mamit fare mirë.

 

 

Mommy teaching me how to sing too ❤️❤️❤️ #baby #sing

A post shared by Kaimana E (@kaimanaworld) on

“Mami po më mëson se si të këndoj”; shkruhet nën video teksa nënë e bijë komunikojnë me njëra tjetrës duke ‘kënduar’.

Nisur nga kjo video, duket se Linda nuk do ta ketë aspak të vështirë ta mësojë bebushen e saj për të kënduar, pasi Kaimana që tani duket një nxënëse e shkëlqyer.

Linda Halimi u bë nënë për herë të parë më 12 mars të këtj viti, teksa së bashku me bashkëshortin Dawon Edwards mirëpritën në jetën e tyre vogëlushen Kaimana.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF