KreuStil Jetese

Vdiq në sheshxhirim; Gjergj Xhuvani po xhironte filmin kushtuar të rinjve që janë në udhëkryqin e jetës!

 

Ditën e djeshme (14 gusht) u nda nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 56 vjeçare regjisori i njohur shqiptar Gjergj Xhuvani. Ikja e tij e parakohshme trishtoi pa fund familjarë, miq e kolegë.

Xhuvani ndodhej në Itali, duke xhiruar filmin e tij më të fundit “Liqeni im” e pikërisht  gjatë punës në sheshxhirim, zemra e tij ndali përgjithmonë. “Liqeni im” ishte një prodhim kinematografik, të cilin Xhuvani ja kishte kushtuar të rinjve , adoleshentëve që janë në udhëkryqin e jetës së tyre, me moralin që t’i kthehen jetës së thjeshtë e të ndershme.

Kujtojmë që vitet e fundit Xhuvani dhe bashkëshortja e tij Luiza kanë përjetuar realitetin e dhimbshëm të futjes së djalit të tyre Kostandinit në burg, i dënuar për vrasje. Me siguri Gjergj Xhuvani ka dashur të lërë një ‘himn’ për të rinjt që ndoshta si djali i tij kanë marrë rrugë pa krye…

“Liqeni im” rrëfen historinë e një djaloshi intelegjent, të quajtur Kristo. Ai i ulur në bankën e tij në klasë mendon për kuptimin e fjalisë “Liqeni im”, të shkruara në tabelë nga mësuesi i tij. “Liqeni mund të na jap të gjitha, nëse ne dimë sesi ta pyesim”, shkruan Kristo.

Ai pastaj shikon nga dritarja dhe kujton ngjarjet të cilat kanë ndodhur në muajt e fundit. Djaloshi i ri Kristo jeton në një fshat afër liqenit të Prespës, një lumë i ndarë në tri shtete: Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi. Kristo, pronari i një varke të vogël peshkimi, përfiton nga kjo situatë gjeografike dhe transporton drogë nga Shqipëria në Maqedoni. Kristo rritet duke adhuruar dy shitës droge, me të cilët punon; Ismailin dhe Paskon.
Ndryshimet fillojnë në jetën e Kristos, pasi që ai fillon që të ndjejë dashuri për mësuesen e tij të zgjuar, Mirandën. Ismaili merr një vendim fatal, ai dëshiron që të mbizotërojë në tregtinë e drogës që po ndodh në liqe. Kristo rrihet keq, kurse Paskos i ngrihet një kurth nga Ismaili, ndërsa policia është në pritë të tij. Pasko pastaj vritet, në kaosin që po ndodh, nëna e tij vdes dhe gruaja e tij largohet nga vendi.

Kur komuniteti i vogël i peshkatarëve beson që Kristo është fajtor për vdekjen e Paskos, ai e kupton se tashmë Ismaili duhet të ndalet. Kristo hakmerret duke i vënë flakën një anije që bartë drogë, një aksident ky që sjellë vdekjen e Ismailit. Për t’i thënë lamtumirë të kaluarës së tij kriminali Kristo u vë flakën parave të udhëheqësve të drogës. istoria përfundon ashtu si fillon me Kriston, i cili kompleton esenë e tij mbi atë se çfarë liqeni mund t’u jap atyre që dinë se çfarë t’i kërkojnë.

Fotot e xhirimeve ne Romë i ka postuar regjisori Ilir Butka, i cili thote i shoqeron me kete shenim: “Nje humbje e rende ne boten e filmit shqiptar. Eshte ndare nga jeta sot ne mengjes nga nje goditje ne zemer regjisori Gjergj Xhuvani.

Projekti i filmit “Liqeni im” ishte nje bashkeprodhim i mirfillte midis Ballkanit, Shqiperise, Kosoves, Kroacise dhe Italise. Projekti u mbeshtet edhe nga Eurimages ku fitoi piket maksimale.”…

Me gjithë dhimbjen që la pas ikja e parakohshme e Gjergj Xhuvanit, zemra e tij ndali në sheshxhirim, aty ku me siguri një karakter (regjisor) krijuar nga Xhuvani do të mbyllte sytë përgjithmonë…

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF