KreuCelebrity

Arbana Osmani, gati për të sjellë në ‘jetë’ një projekt të ri!

Në nisje të sezonit të ri televiziv, moderatorja Arbana Osmani vjen me projekt të ri, por që nuk ka aspak lidhje me ekranin.


Të gjithë ja njohim pasionin që Arbana ka për gatimin, pasion të cilin 6 vite më parë moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” e përjetësoi në një libër kuzhine ku hodhi aty të gjitha recetat e saj më të dashura.


Duket se ka ardhur momenti për një tjetër libër gatimi, projekt të cilin Osmani e ndau para pak çastesh në llogarinë e saj në instagram.

Sërish një libër gatimi nga duart e moderatores, por kësaj here ajo na i ka lehtësuar paksa punët, pasi ka përmbledhur aty receta që duan vetëm 5 minuta përgatitje!


“Jam e lumtur të ndaj me ju një projekt për të cilin po punoj prej kohësh. 6 vjet pas librit tim të parë “Receta për njerëzit që dua”, më në fund erdhi momenti për një të të dytë. “Receta për 5 minuta” së shpejti për të gjithë ju që keni besuar gjithmonë”; shkruan Arbana në instagram.


Siç duket Arbana nuk qenka e vetmja që gatuan në familje, pasi dhuntia e pasioni për gatimin rridhka në deje.


Ja dhe vëllai i saj Shpati në këndin e kuzhinës, teksa gatuan!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF