KreuCelebrity

Katër vite pas humbjes së bashkëshortes, në familjen e Stefi Priftit ka festë! Artisti marton vajzën…

Katër vite më parë këngëtari Stefi Prifti humbi bashkëshorten, pas një sëmundje të rëndë. Me gjithë dhimbjen dhe trishtimin që la pas largimi i parakohshëm i Marinës, artisti gjeti forcë dhe kurajo për të vijuar jetën krah dy vajzave të tij, me të cilat ka një marrëdhënie tejet të ngushtë.

Në familjen e Stefi Priftit do të ketë gëzim, pasi vajza e madhe Maria shumë shpejt do të martohet. Përgatitjet e dasmës kanë nisur, dhe sipas “Panorama Plus”, eventi do të jetë një ceremoni madhështore me të ftuar VIP.

Maria nuk është një emër i panjohur për publikun, pasi ajo është është një ndër emrat e rinj të muzikës lirike e cila premton shumë në karrierën e saj si soprano.

Prej vitesh ajo jeton një histori të bukur dashurie me parterin, i cili quhet Gëzim. Stefi është shprehur se me të fejuarin e vajzës ka një marrëdhënie të shkëlqyer dhe është shumë i lumtur për zgjedhjen e së bijës.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF