KreuCelebrity

Nënë e tre fëmijëve, Anita Haradinaj ‘çmend’ Jugun e Shqipërisë me fizikun!

 

Sapo gjen pak kohë në stinën e verës, familja e Ramush Haradinaj e kanë traditë që disa ditë t’i kalojnë në rivierën shqiptare.

Këto ditë Anita dhe tre fëmijët kanë zgjedhur të pushojnë në Jug të vendit, e kryesisht në bregdetin e Palasës. “Tirana Post” ka publikuar disa foto të bashkëshortes së ish-kryeministrit të Kosovës, e cila e veshur me bikini po mundohet të rregullonte çadrën e plazhit.

41 vjeçarja kishte zgjedhur një palë rrobebanje nga marka Louis Vuitton, ndërsa fiziku i saj i tonifikuar vështirë se mund të ketë lënë indiferentë pushuesit pranë shezllongut të saj.

Anita më herët ka rrëfyer se fiziku i saj është i trashëguar, ama ajo nuk heq dorë asnjë ditë nga rutina e vrapit për 1 orë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF