KreuCelebrity

Teksa Erik Lloshi u martua këtë fundjavë; ish e dashura e tij qenka bërë nënë!

Këtë fundjavë këngëtari Erik Lloshi kurorëzoi historinë e dashurisë me partneren Romina Sablic. Çifti u martua mbrëmjen e 17 gushtit, në një prej restoranteve të njohura në periferi të Tiranë.

Erik Lloshi i ka bërë shpesh lidhjet e tij të mëparshme publike, ndërsa marrëdhënia më e përfolur është ajo me modelen Jola Progri me të cilën këngëtari pati një romancë 5 vjeçare.

Ndërsa Eriku sapo i dha fund beqarisë, për ish të dashurën e tij duket se jeta personale ka shkuar më së miri. Sipas “Prive”, modelja gjithashtu e ka gjetur dashurinë e saj, e madje prej disa muajsh është bërë nënë.

Jola ka preferuar ta mbajë private lidhjen e saj të re, duke shijuar larg syrit të publikut ngjarjet e ëmbla në jetën e saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF