Interior/ 7 mënyra si ta arredoni shtëpinë tuaj me frymë plazhi këtë verë!

 

Shumë pak prej nesh mund ta ketë mundësinë që ta kalojë verën në shtëpinë e plazhit, pasi impanjimet e puna na lënë hapësirë për t’u takuar me shtëpinë e pushimeve vetëm në fundjavë.

Por nëse ne nuk shkojmë dot në banesën e plazhit, pse të mos e sjellim plazhin, në shtëpinë ku banojmë? Nëpërmjet disa trukeve të thjeshta, ne mund ta arredojmë ambientin ku jetojmë, njësoj si i ai i pushimeve dhe për këtë ju paraqesim 8 mënyra se si:

Qëndroni tek ngjyrat apo hijet natyralë

 

Pikë së pari, merrni një furçë dhe futjuni mureve të shtëpisë duke i lyer me të bardhë, po po të gjitha. Kështu do të krijoni iluzionin e një shtëpie të madhe dhe na besoni se do t’ju duket sikur merrni frymë më lirisht (ndonëse erën e detit nuk do ta ndjeni). Në orendi apo mbulesa ndërthurni ngjyrat navi dhe të kaltër për të krijuar ndjesinë sikur ndodheni në një ‘zen zone’ (zone meditimi). Ah, mos harroni parketin; ai duhet të jetë I bardhë, njësoj si rëra që ju fantazoni kur mendoni se jeni në plazh.

‘Shembeni’ shtëpinë tuaj

Pse të mos ndiheni sikur jeni në një shtëpi plazhi për 12 muaj të vitit?! Shtëpitë moderne të plazhit kanë një gjë të përbashkët; orendi të personalizuara dhe dekor i thjeshtë. Hidhni raftet tuaja të mbytura me orendi të panevojshme disa vjeçare që nuk kanë asnjë funksion. Në vend të tyre mbani suvenire elegante mundësisht prej druri për të krijuar një atmosferë reaksi bregdetare. Vendosni në mur printime të thjeshta peizashi si dhe foto tuajat dhe familjarëve nga pushimet në bregdet apo edhe mal.

Çfarë keni jashtë, futini brenda

Këtu mund të impenjoni edhe fëmijët tuaj për të krijuar të gjithë së bashku atmosferën e plazhit. Mbidhni guackat, guralecë, korale të thara që mund t’i keni lënë që vjet në ndonjë cep jashtë shtëpisë. Provoni të ndërtoni një kurorë me guacka për oxhakun e shtëpisë, apo të dekoroni pasqyrën e tualetit me suvenirë që keni mbledhur nga plazhi, guralecët gjithashtu që keni mbledhur jashtë futini në një ras qelqi dhe mbani për dekorim. Dhe mos harroni të mbani në shtëpi lule. Për të krijuar edhe më shumë idenë e pushimeve dhe natyrës, mbani në vazo bime jeshile sa më shumë bimë jeshile.

Jepi dritë banjos

Nëse nuk mendon se je e zonja për të dekoruar të gjithë shtëpinë, filloni nga tualeti. Është vendi ideal ku ju mund të shfrenoni fantazinë, (pa u ndjerë fare fajtor). Bëjeni këtë ambient të thjeshtë dhe funksional, njësoj siç do të donit ta kishit banjën në shtëpinë tuaj të pushimit në bregdet. Filloni duke vendosur peshqirë me printe palmësh, deti, guralecësh e çdo gjë që ju kujton detin. Zëvenësoni koshin tuaj të rrobave të palara me një kosh prej kashte.

Aromë vere 

Sillni aromën e bregdetit në shtëpinë tuaj nëpërmjet flagrancave të ndryshme për ambientin. Fryëzuar nga brigje ekzotike në shitje ka aroma më të ndryshme, që ju të ndiheni sikur jeni që nga Mykonos e deri në Bali.

Investoni në orendi të buta

Një tjetër mënyrë e thjeshtë dhe e menjëhershme për të krijuar vibrimin e plazhit në shtëpinë tuaj në qytet, është të përditësoni orënditë e buta (shtroje). Hiqini mbuesat e shndritshme dhe me ngjyra të forta të krevatëve tuaja dhe zëvendësoni me ngjyrë të bardhë ose me vija detare. Disa jastekë të hedhur rrëmujshëm dhe një qilim i ri do t’ju krijojë ‘mashtrimin’ se pas dritares ndodhet deti.

Kashtë, drru bamboo dhe leshterik

Nuk është e thënë që ju duhet t’i blini orenditë, por mund të ricikloni orendi të vjetra dhe t’i ktheni në funksionale. E pak imagjinatë mund të krojoni stoli dhe suvenire edhe me leshterikët e detit.

Previous ArticleNext Article