Të gjitha rrugët e Ilvës, na çojnë në Euronews Albania

 

Shumë pyetje, shumë kuriozitet ka ngjallur rreth vetes Ilva Tare që prej ditës që deklaroi se do të ndërmerrte një angazhim të ri televiziv: si Drejtoreshë e Informacionit në Euronews Albania. Dhe ajo ka ditur si ta ushqejë në gjithë këto kohë kërshërinë e qindra e mijëra fansave të saj, duke zbuluar, si me kripteks, detaje që tregojnë pak e nga pak progresin e ngritjes jo vetëm të studiove të reja, por dhe të programeve që do të fillojnë në Euronews Albania.

Ja informacioni i fundit, ashtu i thënë si i pathënë, ishte fotografia me Enkel Demin, ulur mu aty në mes të studiove.

“Telekomanda juaj në mëngjes”- shkruan Ilva Tare, duke na dhënë, bashkë me lajmin se Enkel Demi do të jetë pjesë e Euronews Albania, edhe sinjalin se angazhimi i tij do të mund të jetë me emisionin e mëngjesit në këtë televizion.

Që studiot po marrin formë ditë pas dite, Ilva Tare na e ka treguar që kur e inspektoi terrenin me të voglën e saj, Melody, e në vazhdim kur shkruan “Fringo e re studio, ende në qese”. Fringo i ri, do të jetë dhe mënyra e raportimit të lajmit në Euronews Albania.

“Mobile journalism #mojo në @euronewsalbania. Unë dhe të gjithë gazetarët do të përdorim mënyrat e reja të rrëfimit, filmimit, monitorimit dhe raportimit direkt nga vendngjarjet”- ka shkruar Ilva, duke i tërhequr ndjekësit e saj në një tjetër labirint të zbulimit të misterit Euronews Albania.

Të cilit, sigurisht, sapo i kemi njohur vetëm një pjesëz të tij. Ilva e ka kriptesin ende në dorë, për të na zbuluar ende, kushedi se çfarë tjetër…

 

 

 

 

Previous ArticleNext Article