Fotoja nudo e shtatzanisë së Ashley Graham që përcau internetin!

Ashley Graham është lavdëruar gjerësisht për provomin e bërë ndjenjës së pozitivitetit për trupin, dhe këtë e përforëcoi me postimin e një fotoje nudo të saj gjatë shtatzanisë ku tregon të gjithë strijat me krenari. Modelja plus size e njoftoi javën e kaluar se po pret një fëmijë me të shoqin Justin Ervin.

Fotoja e fundit, ku trupi I saj shihet ashtu sic është, pa asnjë lloj retushimi, ka tërhequr mjaft komente pozitive.

“ Unë jam mashkull dhe më pëlqen ta shoh një gjë të tillë. Nëna ime pati 10 fëmijë, e ime shoqe tani në fund të shtatzanisë dhe e shikoj sesi po ndryshon trupi I saj“, ka shkruar një përdorues I Instagramit. “E adhuroj këtë foto“, thotë një ndjekëse, “nuk ka rëndësi nëse je masa small apo large, të gjithë njerëz jemi. Unë e adhuroj mënyrën sesi ti e pranon veten tënde, dhe më frymëzon që ta dua trupin tim pas 3 lindjeve“, vazhdon ajo. Megjithatë, pati edhe kritika. Disa e quajtën të pavend këtë lloj ekspozimi të trupit përpara njerëzve të huaj në internet, ndërsa të tjerë thanë se foto të tilla mund të promovojnë obezitetin.

Previous ArticleNext Article