KreuCelebrity

Si rrallëherë Rudina Magjistari publikon imazhin e ëmbël të bashkëshortit me të bijën!

Ndonëse dëshira dhe kërshëria e publikut është e madhe për të njohur familjarët e Rudina Magjistarit, duket se moderatorja e ëmbël e ekranit preferon të qëndrojë diskrete.


E martuar me kampionin e Kick-boxit Xhavit Bajrami, me të cilin ka një vajzë tre vjeç e gjysmë, Magjistari ka surprizuar pak orë më parë teksa ka postuar një foto të dyshes së saj të preferuar; bashkëshortin dhe vajzën Mia.


Duket se familja këto ditë ndodhet në bregdetin e Durrësit, dhe mami Rudina ka shkrepur një foto të Mias në krahët e babi Xhavit në det.


Moderatorja nuk i rezistoi tundimit për ta ndarë imazhin e ëmbël ne ndjekësit e saj në instagam, foto e cila rrëmbeu mijëra pëlqime.


Rudina Magjistari po i shijon edhe ditët e mbetura të pushimeve, derisa të nisin përgatitjet për sezonin e ri që do ta rikthejë atë sërish në ekranin e Tv Klan me programin “Rudina”!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF