KreuCelebrity

“Ta dëgjojë dhe bota zërin tim”; këngëtarja shqiptare drejt suksesit ndërkombëtar!

 

E ftuara e radhës në programin e përjavshëm “Buke me vete” moderuar nga Roza Lati, ishte këngëtarja Xhesika Polo.

Artistja është një ndër këngëtaret me vokal më të fuqishëm në Shqipëri, ndonëse emri i saj lakohet pak në lajmet e shtypit rozë; e kjo me siguri ka qenë zgjedhje e saj.

Eksperienca e ditës së djeshme në programin “Bukë me vete”, ishte e mbushur me aventura e lojëra të organizuara nga moderatorja Lati, ndërsa gjatë bisedës Xhesika zbuloi se së fundmi ajo po mendon për të provuar tregun ndërkombëtar.

“Vetëm një gjë di të them, do jem jashtë Shqipërisë. Jo sepse nuk e dua vendin tim, sepse është shumë i bukur, por dua ta provoj andej. Ta dëgjojë dhe bota zërin tim, jo vetëm Shqipëria”; u shpreh Polo gjatë bisedës.

Xhesika preferoi të mos japë detaje rreth ambicjes së saj, megjithatë ne i urojmë suksese!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF