Fiksimi i momentit të vajzave të instagramit?! Ky fustan 30 dollarësh!

 

Cila nuk do ta donte një fustan të freskët, që të mund ta veshi në plazh, në një bar në bregdet, në rrugë, teksa bën shopping; pra një veshje që të ishte e përshtatshme për t’u veshur kudo..Ah, harruam kryesoren, të mos kushtojë shumë…

Nëse edhe ju, ashtu si ne po mendoni se është e vështirë të gjesh blerje kaq ‘të zgjuar’ na lini t’ju themi se mesa duket një fustan i tillë egzistoka.

Disa prej bloggereve të njohura në botë, së fundmi janë parë të veshin të njëjtin fustan; material i freskët, me mëngë të gjata, me printe florale, i rehatshëm, dhe kushton vetëm 30 dollarë dhe që mund të vishet kudo…

Bloggeret mesa duket kanë bërë blerjen e zgjuar dhe jo më kot ato janë fiksuar pas këtij fustani, duke e kthyer në veshjen më të lakmuar të momentit.

Nëse ju pëlqen, e gjeni në Amazone…

Previous ArticleNext Article