Ish banori i Big Brother i jep fund beqarisë, martohet në SHBA!!

U largua në Shtetet e Bashkuara, dhe duket ish banori I ish banori i “Big Brother’ Ervin Zyfi ka vendosur ta nisë nje jetë të re në të gjitha drejtimin, përfshirë këtu dhe ndryshimin e statusit civil. Në një intervistë për “Story.al’ , ai rrëfeu se para pak kohësh është martuar.

“Jeta e re, status i ri! Një ndjesi që nuk e kisha provuar më parë, diçka e re, plot emocione e përgjegjësi të reja, puna për të arritur diçka, gjithashtu puna për t’u integruar. Unë nuk kam shumë që jam transferuar në SHBA, dhe mund ta them që fillimi është i vështirë të lëvizësh me lagje e jo më të lëvizësh në një kontinent tjetër si SHBA. Por faleminderit Zotit, që kam në krah një person të mrekullueshëm” , ishin fjalër e tij. Ndërkohë, foli edhe për planet e të ardhmes së afërt.

“Bashkëjetuam, u fejuam, u martuam. Hapi i radhës është fëmija. Po e mendojmë, pasi edhe shtëpia që kemi marrë ka shumë hapësire dhe kjo ishte ajo që menduam. Të marrim këtë shtëpi se nesër bëhemi me fëmijë! Kur do që të vijë jemi të përgatitur!”, shtoi ai.

Previous ArticleNext Article