Klaudia Pepa nxjerr fotografinë me një mashkull në pushime, dhe hamendësimet filluan!

Balerina simpatike vazhdon të mbetet në fokusin e publikut shqiptar, ndonëse prej disa vitesh jeton në itali ku ka zgjedhur të vazhdojë dhe karrierën e saj.

Ndarja e saj nga ish bashkëshorti, koreaografi Albi Nako mori vëmendje të madhe. E tillë është ndërkohë dhe kërshëria që rrethon jetën private të Klaudias. Ndërkohë që Albi u përfol gjatë për një lidhje me balerinën 15 vjet më të re, Alba Hoxha, Klaudia vazhdon të shfaqet si vajzë “beqare“.

Ndaj fotoja e fundit e postuar prej saj në plazh, ku shihet gjatë pushimeve me një mashkull, bëri të nisin menjëherë hamendësimet nëse bëhet fjalë për partnerin e saj të ri, apo thjesht ndonjë mik.

Previous ArticleNext Article