KreuCelebrity

Me pushime me mamin; Lori Hoxha zbulon ‘defektin’ e së ëmës!

 

Lori Hoxha ka fluturuar drejt Italisë për të pushuar me të ëmën këtë fund vere.

Teksa nuk mundojnë fotot në rrjetin social instagram, në postimin e fundit Trashëgitarja e Top Media na njohu me një ‘defekt’ të Vjollca Hoxhës.

“Jam me pushime me mamin, kështu që bëhuni gati të mos i shihni këmbët e mia në fotot pasardhëse”; ka shkruar Lori përbri një foto të shkrepur nga nëna e saj, dhe me siguri edhe juve ashtu si ne, e gjetët paksa veten.

Mesa duket fotografia nuk është pika e fortë e zonjës Hoxha, në fakt ashtu si pjesa më e madhe  nënave tona apo jo?

Foto të bukura, ose jo me siguri Lori do t’i shijojë pa fund këto pushime me mamin!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF