Vuri në lojë princin George se merrte mësime baleti, publiku kryqëzon moderatoren!

E gjendur përballë reagimit të menjehërshëm të britanikëvë, prezantuesja  e emisionit Good Morning America,  Lara Spencer është detyruar të kërkojë ndjesë pas batutave tallëse që bëri për princin George dhe mësimet e tij të baletit. Moderatorja është ndeshur me një lumë kritikash nga shikues britanikë, por edhe amerikanë .

Audienca në sallë shpërtheu në të qeshura kur Sarah lexoi me zë të lartë programin shkollor të princit, ku përfshihej dhe baleti.

Por nuk iu duk kaq për të qeshur dhe shumë prej atyre që e ndiqnin nga ekrani. Koreografi Brian Friedman e sulmoi keqas duke thënë se asaj duhet t`I vinte turp nga vetja. George dhe shokët e tij të klasës do të kenë orë 35 minutëshe mësimi të baletit të cilat shoqërohen nga një pianiste.

Previous ArticleNext Article