KreuCelebrity

6 muajshe shtatzënë; Floriana Garo tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur dhe gjininë e bebit!

Pak muaj më parë, e ftuar në programin “Rudina”, ish-moderatorja Floriana Garo zbuloi se është shtatzënë për herë të dytë.


Tashmë në muajshin e 6-të të pritjes së ëmbël, Garo ka treguar për herë të parë barkun e rrumbullakosur, si dhe gjininë e bebit.


“Në pritje të një djali, 6 muajsh shtatzënë”; ka shkruar Floriana përbri një foto ku ajo duket më rrëzëllitëse se asnjëherë me bebushin në bark.


Pra vetëm pas pak muajsh, Adia e cila erdhi në jetë në mars të vitin 2018, do të bëhet me vëlla.

Floriana Garo prej rreth tri vitesh hoqi dorë nga ekrani, pasi vendosi të ndjekë bashkëshortin në Gjenevë të Zvicrës, ku ai prej vitesh jeton dhe punon.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF