KreuBusull

Alarmuese: Pamjet apokaliptike pas zjarreve në Amazonë!

Djegja e pyjeve të shiut në Amazonë ka alarmuar botën, duke qenë se 20% e okigjenit të tokës sigurohet nga pikërisht nga këto pyje.

Prej disa ditësh pyjet e Amazonës i kanë kapluar vatra të mëdha zjarri, duke bërë që ngjarja dhe dëmet të marrin përmasa serioze. Sipas shkencëtarëve kjo fatkeqësi natyrore, do të na e vështirësojë ‘luftën’ ndaj ndryshimeve klimaterike.

E cilësuar si mushkëria e botës,  shkrumbimi i Amazonës po krijon një nga katastrofat më të mëdha të njerëzimit, aq më tepër kur ngohja globale është kthyer në një problem tejet shqetësues vitet e fundit.

E gjithë bota është vënë në lëvizje ditët e fundit, për të kontribuar në shuarjen e flakëve dhe normalizimin e situatës. Emra të njohur të showbiz-it botëror janë bërë pjesë e kësaj nisme duke ndihmuar me vlera monetare, ku vetëm Leonardo DiCaprio ka dhuruar 5 milion euro.

Ndërkohë siç duket, pamjet apokaliptike që janë fotografuar këto ditë në Amazonë, janë me të vërtetë dramatike..

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF