KreuStil Jetese

U përfol për falimentim dhe probleme financiare, Flor Mumajesi shfaqet në publik dhe ka një mesazh!!!

Prej javësh tashmë kanë qarkulluar zëra se artisti Flori Mumajesi është zhdukur nga rrjetet sociale dhe daljet në publik për shkak të problemeve financiare dhe dështimeve në bizneset që zotëron.

Me një mungesë disamujore në rrjetet sociale, larg koncertetve dhe projekteve të reja muzikore  në muajt më të frytshëm të vitit siç është vera, Flori ngriti dyshime dhe kureshtjen e publikut se çfarë po ndodhte me jetën e tiij.

2 ditë pasi festoi 37-vjetorin e ditëlindjes, ylli i “Plas” është shfaqur rishtazi dhe krej surprizë me anë të një videoje në llogarinë personale në Instagram.

 

 

FALEMINDERIT Ju do Flori ♥️

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

“U bë kohë pa postuar dhe e kam humbur paksa instiktin e postimeve, por s’kam humbur diçka që mendoj është shumë e rëndësishme. Mirënjohja! U jam mirënjohës të gjithëve ato që më kanë uruar. Çdo urim ka qenë një përqafim, një motivim për të qenë shumë shpejt sa më pranë jush; qoftë si Flor fizikisht, qoftë si Flor nëpërmjet muzikës!”– shkruan ai.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF