KreuCelebrity

Iku Kelvi, tre vajza do të shoqërojnë Dojna Memën në “Pop Culture“!

Vendin e Kelvi Kadillit në “Pop Culture“ do ta zënë tre vajza! Ka qenë vetë Dojna Mema që ka bërë prezantimin e tyre përmes një videoje në Instagram. Emisioni  do të rikthehet në mes të shtatorit, duke ngjallur sigurisht kureshetje edhe më të madhe me formatin e tij të ri. “Rikthehemi në 14 Shtator me një “Pop Culture” komplet ndryshe. Këtë vit më bashkohen Anxhela Baxhija,Kejli dhe Kilda, sepse Gocat bëjnë gjithçka më mirë.”- ka shkruar Dojna.

 

 

Rikthehemi në 14 Shtator me një @pop_culture_tch komplet ndryshe. Këtë vit më bashkohen @anxhelabaxhija @iamkejli @kilda.h sepse Gocat bëjnë gjithçka më mirë ? #girlspower #JUDUA

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema) on

Kelvi ndërkohë do të drejtojë një emision të ri në “Ora News”, së bashku me Arjola Shehun, duke zëvendësuar Dajana Shabanin dhe Besmir Metanin në “Ditë e re” ( që ende nuk dihet nëse do të ketë të njëjtin emër).

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF