KreuStil Jetese

Katie Holmes ka nisur që tani të veshë trendin më të rëndësishëm të vjeshtës!!!

Sapo mbërrin fundi I gushtit, shfaqen dy lloje të ndryshme njerëzish: ata që kërkojnë të kapen fort pas verës duke shfrytëzuar sa më shumë pantallonat e shkurtra dhe sandalet, dhe ata që janë më se të gatshëm të fillojnë të vishen për vjeshtë. Katie Holmes si duket bie në kategorinë e dytë. Aktorja nuk vonoi të “eksploronte“ elementet e saj të motit të freskët dhe kohët e fundit është parë duke duke përqafuar një nga tendencat më të mëdha të sezonit: një triko seksi.

Duke ecur në gjurmët e Bella Hadid dhe Kendall Jenner, Holmes vendosi të mbante dhe ajo trikon e hapur përpara me kopsa, e cila lihet e pambërthyer plotësisht, duke ekspozuar shpatullat e dekoltenë. Një trend që po preferohet gjithmonë e më shumë, e në fakt, është mjaft interesant!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF