Çizmet e kësaj vjeshte janë më sensuale se asnjëherë!

 

Printi ‘animal’ ka sërish momentin e tij, e kësaj here tek aksesorët e këmbës. Këpucët e kësaj vjeshte duket se do të jenë më ‘të egra’ se asnjëherë, pasi lëkura e kafshëve do të jetë kryefjala e çizmeve për stinën që vjen vetëm pas pak ditësh.

Stilistët e njohur kanë vendosur ‘njëzëri’ që t’i japin meritat printit që do të shohim kudo këtë vjeshtë, ndaj më poshtë ju sjellim disa prej modeleve të çizmeve me të cilat do të merrni ‘udhën’ këtë sezon.

Previous ArticleNext Article